39-vjeçari Altin Çoku është arrestuar nga policia pasi foto e tij intime shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares. Kjo e fundit u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën.

Altin Çoku është një personazh i njohur në Tik Tok ku videot LIVE të tij shkaktonin një reagim të madh. Në këtë platformë ka folur për ngjarjen në fjalë, që sipas tij foto është shpërndarë nga një person i tretë.

“Vajza e huaj është ndarë me burrin dhe ka tentuar 2 here të vrasë veten. Edhe unë kam bërë debat me gruan time dhe i kam thënë ik te njerëzit e tu. Më vje gjyna për vajzën e huaj (27-vjeçaren), por ajo vetes ja ka bërë se vetë deshte të bënte foto”, shprehet Çoku në Tik Tok. Teksa ka paraprirë arrestimin, ai thotë se nëse do ta akuzojnë për tradhti “do ti thotë policisë merrni armën e krimit”./vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";