Flamuri i BE ngrihet në selinë e Kryeministrisë pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flamuri i BE ngrihet në selinë e Kryeministrisë pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Dita e mërkurë në kryeministri nisi me ceremonialin e ngritjes simbolike të flamurit të BE, pas çeljes zyrtare së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e bashkuar europiane.

 

“Ngritja e flamurit të BE shënon ngritjen e ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetëm në marrëdhënie me BE, por edhe me të ardhmen e saj, me institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim.” – tha mes të tjerash Kryeministri Rama në përshëndetjen e rastit.

 

Advertisement

Rama shtoi se rruga e re europiane kërkon edhe një ndryshim kursi në marrëdheniet e brendshme politike në Shqiperisë, sa I takon raporteve mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Mirëpo, sipas kryeministrit, një pjesë e opozitës shkon kundër vlerave dhe parimeve perendimore.

 

Advertisement

 

Do kisha dashur shumë që sot të mund të ishte këtu dhe opozita, jo thjeshtë sepse jo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës sonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me Bashkimin Europian, natyrshëm, kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës.

Mirëpo, sot për sot, opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe me logjikën e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Shqipërinë, që nga korrupsioni domethënës tek minimi i demokracisë dhe një pjese tjetër, e cila ndryshon nga e para vetëm për faktin se nuk është damkosur si e padëshirueshme për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe këta të dytët, edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët. Kështu që, hë për hë, do bëjmë sicc kemi bërë gjithmonë se gjë tjetër nuk bëjmë dot edhe po të duam. 

 

Advertisement

 

Rama u ndal edhe tek partneriti dhe falenderimi për miqtë ndërkombëtare të cilët sipas tij kanë bërë shumë në drejtim të rruges integruese të vendit tonë dhe konsolidimit të demokracisë në Shqiperi.

 

 

Advertisement

Rruga e mundimshme, kthesat dhe ndalesat e saj, të tatëpjetat e vështira dhe rrëshqitjet e pashmangshme përgjatë saj, më kanë bërë më shumë se njëherë dëshmitar të faktit se kjo arritje historike do mund të mendohej pa ndihmën e tyre, aq saç mund të mendohet Reforma në Drejtësi pa mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. 

Ideja se Shqipëria dhe shqiptarët mund të bëjnë edhe pa ata, mund të nxjerrin dhëmbët e ndryshkur të një sovranizmi katundaresk dhe i hipin kalit të Xhike Qamilit për ta katandisur Shqipërinë në leckën që fshin njollat dhe mëkatet e tyre, është thjesht shëmbëlltyra e marrëzisë ballkanike që bie ndesh me gjithçka Bashkimi Europian mishëron, si vizion i të ardhmes, si frymë lirie, paqeje dhe sigurie dhe si germë e rëndit ligjor të vendit. 

Unë e di mirë se mes përfaqësuesve të vendeve mike dhe aleate këtu të pranishme, ka disa që i gëzohen kësaj arritjeje historike më shumë se disa syresh mes gjindjes sonë që nxijnë si shpirti i tyre, Prandaj, jo vetëm dua t’i falënderoj sot me mirënjohje dhe me konsideratën më të veçantë për gjithçka bënë pa u lodhur që negociatat për anëtarësim të hapen dhe Shqipëria të ngjitet më lart në rrugën drejt majës ku populli shqiptar meriton, por dua dhe t’u kërkoj ndjesë për gjithçka u kanë dëgjuar veshët nga gojët e shthurura të Shqipërisë. 

Kujtoj këtu sot me respekt të veçantë ambasadoren Romana Vlahutin, ambasadorin Donald Lu si dhe ambasadorin Luigi Soreca, emrat e të cilëve lidhen pazgjidhshmërisht me këtë sukses historik të Shqipërisë, pavarësisht pranisë së tyre fizike këtu me ne. 

Advertisement

Shumë faleminderit të gjithëve ju që i përfaqësoni në Shqipëri miqtë, aleatët, partnerët tanë të çmuar.

 

 

Rama në fund shtoi se tani vendin e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë ku duhet të konsolidoje edhe më tej veten në rapprt me kërkesat e Bashkimit Europian të cilat më së shumti duhet të fokusohen tek demokracia, shteti I së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.

Advertisement

 

Dikush, me siguri, do thotë se sot mund t’i evitoja disa prej fjalëve që i thashë deri këtu, por nuk e pata të mundur sepse ngritja ceremoniale e flamurit të Bashkimit Europian në ballin e kësaj godine nuk është simbolizimi i fundit i një beteje historike si kjo për Shqipërinë europiane, por është vetëm përshkallëzimi i kësaj beteje. Nga sot, rruga jonë nuk bëhet më e lehtë, por shumë më sfiduese dhe përballja me plagët dhe hijet e të shkuarës, e cila kërkon ende përpjekje të mëdha për t’u fituar përfundimisht, hyn në një fazë të re, fryma e ndryshimit hyn në një thellësi të re, aftësitë për ndryshim hyjnë në një sprovë të re, energjia, vendosmëria dhe durimi hyjnë në një test të ri. Edhe ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie e duke i falënderuar për praninë e tyre si kontributorë të pazëvëndësueshëm në ndërtimin e kësaj rruge të atdheut drejt të ardhmes, dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë në Bashkimin Europian do varet shumë edhe nga integriteti dhe nga puna e tyre.Mos ua mohoni për asgjë në botë fëmijëve tuaj Shqipërinë europiane që meritojnë dhe jini të bindur se për sa kohë, të paktën unë do të jem këtu, shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj ashtu sikundër ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën tuaj me korrupsionin dhe me krimin e organizuar.Ngritja e flamurit të Bashkimit Europian në institucionet tona do të thotë ngritje pikërisht e kësaj lufte në një në nivel tjetër, ashtu sikundër do të thotë edhe ngritje e qeverisjes në një nivel të ri në çdo drejtim, por edhe ngritje e frymës kritike në tërësi në një shkallë të re.Thënë të gjitha këto, lejomëni ta mbyll duke thënë se jam tërësisht i vetëdijshëm se flamuri europian i ëndrrave dhe shpresave shqiptare të cilin do ta ngremë solemnisht, barrën më të madhe të detyrimeve e vendos padyshim mbi shumicën qeverisëse dhe posaçërisht mbi qeverinë që unë drejtoj.Të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, por kusuret dhe të metat tona lidhen me të gjithë prandaj edhe më shumë sesa gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi, por edhe zgjidhja për të gjithë.Na takon ne dhe vetëm ne të zgjedhim përditë të jemi zgjidhja, duke mos harruar asnjë ditë së përndryshe jemi ne qe mbetemi problemi.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy