Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka humbur sot një njeri të dashur, nënë e tij.
Lajmin për ndarjen nga jeta të nënës në moshën 85-vjeçare, e ka bërë të ditur vetë Noka.
Advertisement
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai njofton se ceremonia e varrimit do të zhvillohet të premten, ndërsa pritja do të bëhet deri të dielën.
“Të dashur miq. Me dhimbje të thellë ju njoftoj ndarjen nga jeta në moshën 85 vjeçare të nënës sime Ajshe Noka. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e premte, në orën 11.00 në vendlindjen time, në fshatin Novosej të Bashkisë Kukës.Pritja bëhet deri në ditën e diel në Bar Restorant “Izet Tocilla”Novosej.
AdvertisementFaleminderit!”, shkruan ai.