![Flamur Noka akuza të forta Bashës: Po përçan demokratët](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2018/10/auto_flamur-noka1508682217.jpg)
Një ditë pas shkarkimit nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.
Deputeti demokrat i është përgjigjur Bashës përmes një postimi në rrhetet sociale.
“Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e ‘lufton’ atë duke përjashtuar dhe përçarë demokratët”, shkruan Flamur Noka në Facebook.
Kujtojmë se përplasjet e përsëritura me Lulzim Bashën por edhe deklarata pas mbledhjes së grupit parlamentar, mjaftuan që kreu i demokratëve të thërrasë mbrëmjen e të hënës 4 nënkryetarët për të vendosur mbi shkarkimin e Nokës.
Advertisement