Flakët në pyllin me pisha në Darëzezë vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar nga era e fortë. Zjarri masiv ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë, ndërsa terreni i vështirë thuajse ka pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Këta të fundit po punojnë prej disa ditësh për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Në terren për monitorimin e situatës do të zbresë edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Advertisement