Situata nga zjarret në Parkun Kombëtar të Llogorasë është drejt përmirësimit.
Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në “Facebook”, tha se flakët janë larguar nga zona.
Advertisement
Trupat e angazhuar në mbajtjen nën kontroll të situatës do të vijojnë të bëjnë “roje” edhe gjatë natës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës #RESPEKT”, shkruan Rama.
Advertisement