Në Bashkinë Kukës vazhdojnë të jenë aktive dy vatra e zjarrit në Majën e Rrunës.

 

Zjarri në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit, i favorizuar edhe nga era, është përhapur me shpejtësi gjatë mesnatës, duke përfshirë kështu edhe zonën deri pranë Rrugës së Kombit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës ,të tunelit të Kalimashit dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës nga toka deri në orët e vona kanë luftuar me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë.

 

Ndërsa në ndihmë të tyre gjatë ditës së premte ka qenë edhe një helikopter. Operacioni mes shkëmbinjve për të neutralizuar dhe shuar flakët është ndërprerë natën, ndërsa ka rinisur të shtunën në mëngjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situata në Majën e Rrunës është kritike për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

 

Në Qarkun e Kukësit, edhe më herët gjatë këtyre ditëve ka patur vatra zjarri të cilat janë fikur totalisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";