Fjolla Morina sfidon policinë, mbështet politikanin e njohur nga arratia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fjolla Morina sfidon policinë, mbështet politikanin e njohur nga arratia

Fjolla Morina sfidon policinë dhe autoritetet shqiptare të drejtësisë.

Këngëtarja e njohur e cila është në kërkim pasi theu masën “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Kukësit, është bërë e “gjallë” në rrjetet sociale.

Morina ka postuar një foto në ‘story-n” e Instagramit nga një takim elektoral i Albin Kurtit, kandidat për kryeministër në Kosovë.

Këngëtarja shkruan mbi foto “Mbret” duke shprehur hapur mbështetjen për Albin Kurtin dhe Vetëvendosje.

Advertisement

Fjolla Morina u arrestua në 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës teksa ishte në makinë dy persona, njeri prej të cileve i dashuri. Asaj iu gjeten në cante dy pistoleta.

Dy djemte që ishin me të, u liruan nga akuzat ndërsa Fjoll Morina u la në ‘arrest shtëpie”.

Për këtë arsye ajo ishte detyruar të merrte një shtëpi me qera afër gjykatës së Kukësit. Mirëpo pak ditë më parë pas një kontrolli në shtëpi nga policia, këngëtarja nuk është gjetur aty dhe tani I është shtuar një tjetër akuze ndonëse vazhdon të jetë në arrati.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy