Në vendoret e pjesshme të 6 marsit zgjedhësit e Vorës brenda së njëjtës ditë do të votojnë dhe do të njihen me fituesin. Pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik do të përmbushë qëllimin për të cilin zbatohet, shpalljen e rezultatit menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

 

ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Nuk do te kishte kuptim qe ne ate rezultat qe e marrim 30 minuta, nje ore apo 2 ore pas mbylljes se kutive te votimit, te presim diten e neserme.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në parlamentaret e 25 prillit të një viti më parë u shpenzuan 1 miliardë lekë që në njësinë 10-të në Tiranë vota të hidhej dhe të numërohej elektronikisht. I gjithë ky proces ndodhi, por partitë politike u bën pengesë që rezultati të mos shpallej brenda pak minutave. Ai zyrtarizua të nesërmen e votimeve me justifikimin e pajustifikueshëm për të mos demoralizuar numëruesit e tjerë. Këtë herë, Ilirjan Celibashi, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve premton se nuk do të ndodhë.

 

ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne do te shpallim rezultatin paraprak, qe ne fakt ai do te jete ai zyrtar, sepse ne do te shpallim rezultatin qe do te lexojme prej pajisjes se votimit elektronik dhe do ta marrim nga çdo qender votimi kete informacion. Qe ne momentin e pare qe do ta kemi kete informacion do te vije ne KQZ dhe shpresojme shume qe ta shpallim para ores 22:00. 

 

Në këto zgjedhje ishte menduar që për herë të parë pjesëmarrja e zgjedhësve të lexohej në kohë reale. Por kjo nuk do të ndodhë. Shkak u bë mos-përballimi i kostos financiare nga buxheti i shtetit për blerjen e pajisjeve që do të vendoseshin në ato të identifikimit elektronik për ta mundësuar atë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Kerkon disa ndryshime ne programimin e pajisjes, disa shtesa ne “hardware” te cilat implikonin edhe kosto te medha dhe do te vazhdojme te raportojme per pjesemarrjen mbi bazen sondazheve. Kete here kemi bere nje permiresim te procesit programues dhe procedurave te raportimit. 

 

Një javë nga dita kur mbi 600 mijë zgjedhës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Vorës, Rrogozhinës, Durrësit, Lushnjës, Dibrës dhe Shkodrës, nga KQZ kërkohet përgjegjshmëri nga partitë politike dhe numërsuesit e tyre për të mos krijuar pengesa në daljen e rezultatit brenda së hënës së 7 marsit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";