“Fisha diabeti falas”/ Manastirliu: Zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët, rrisim pagat e mjekëve infermierëve me 40%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fisha diabeti falas”/ Manastirliu: Zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët, rrisim pagat e mjekëve  infermierëve me 40%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongresit të Partisë Socialiste, u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve.

 

“Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jontë larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjeksore sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu.

 

Advertisement

Po ashtu ajo deklaroi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të rriten edhe me 40% gjatë këtij mandati, teksa nënvizoi se autonomia spitalore do të eleminojë abuzimet në sistemin shëndetësor.

 

“63% janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do të vijojmë ti rrisim pagat edhe këtë vit për mjekët dhe infermierët duke filluar nga 1 korriku, pavarësisht vështirësive ne do ta çojmë deri ne fund zotimin tone dhe brenda këtij mandati do të rriten deri ne 40% dhe nuk do të ndalemi ketu sepse Autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin e sistemit spitalor do të mundësojë që stafet tona do të  paguhen sipas performancës. Por ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve. Autonomia spitalore është praktika që do të coj në eleminimin e çdo abuzimi në sistemin shëndetësor”, theksoi Manastirliu gjatë fjalës në panelin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, para nisjes së Kongresit të PS.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy