Është firmosur marrëveshja e financimit për hekurudhën Vorë-Han i Hotit. Marrëveshja është firmosur mes ministres së Insrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku dhe presidentes së BERZH, Odile Reanud-Basso.
Balluku e vlerëson një projekt tejet të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, duke theksuar se do të rrisë komunikimin mes vendeve.
“Londër, me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso nënshkruam marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Një projekt i rëndësishëm për ne dhe rajonin, i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”, shkruan zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
/vizionplus.tv
Advertisement