Kjo foto nga kamerat e sigurisë, e siguruar nga Vizion Plus, tregon qartë lidhjen mes gjyqtares Enkeleda Hoxha dhe avokatit Aldo Tabaku, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përmes shumave të parave lironin nga burgu persona të dënuar me vrasje dhe krime të tjera të rënda.

 

Në foton qe disponon Vizion Plus, duket gjyqtarja Hoxha dhe avokati Tabaku që takohen në biznes, pastiçeri dhe furrë buke.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas prokurorisë, ato takoheshin jashtë orarit të punës në vende jo shumë publike, ku bisedonin mbi lirimin nga burgu të kriminelëve. Ata janë fotografuar dhe filmuar përgjatë 5 muaj, hetime që përfunduan me arrestimin e tyre.

 

Në pranga ka rënë edhe Altin Skëndaj, i cili rezulton të jetë ish-i dënuar për vrasje. Para disa muajsh, Skëndaj është liruar nga burgu i Fushë-Krujës, ku kishte krijuar njohje me Saimir Petanin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas daljes nga qelia, Skëndaj kishte rënë dakord që të lironte edhe Saimir Petanin. Ata u lidhën me avokatin Aldo Tabaku, i cili bashkëpunonte me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Sipas burimeve, SPAK ka arritur që të gjurmojë dhe të faktojë lidhjen e këtyre personave, që tashmë janë arrestuar nga policia.

 

Gjithashtu SPAK ka arritur që të faktojë edhe lidhjen me Gentian Nezajn.  Ky i fundit kishte kontakte me Isuf Tanuzin, mik i avokatit Tabaku, raporton Vizion Plus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që lidhja me gjyqtares dhe avokatit për lirimin e personave të krimit, ishte sekretarja e Gjykatës, Mallkuçi. Ajo kujdesej që këto çështje të kalonin pikërisht në duart e Hoxhës. Gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Tabaku dhe 8 të arrestuarit e tjerë pritet që të dalin përpara gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.