Fikni urgjent kompjuterat! Policia e Shtetit urdhër të pazakontë punonjësve, dyshohet për sulm kibernetik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fikni urgjent kompjuterat! Policia e Shtetit urdhër të pazakontë punonjësve, dyshohet për sulm kibernetik

Në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.

Urdhri është dhënë për sistemet në Drejtorinë e Përgjithshme, në ato vendore si dhe në kufi.

Nuk dihet ende nëse sulmi ka prekur sistemet e Policisë.

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy