Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar I cili kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij.
AKsioni policor është zhvilluar në fshatin Grecalli ndërsa janë asgjesuar duke u djegur bimët e kanabisit.
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Grecalli”.
Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.
AdvertisementNë vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Advertisement