Mbrëmja e 31 dhjetorit mbledh të gjithë familjen rreth tryezës tradicionale për të festuar natën e ndërrimit të viteve.
Për t’i paraprirë këtij momenti, Vizion Plus ka rezervuar një programacion të veçantë dedikuar të gjithë shqiptarëve, për ta mbyllur siç duhet kapitullin e vështirë të 2021-shit .
Mëngjesi fillon me “7 pa 5”, në një puntatë speciale plot surpriza.
Në orën 15 e 30 për të gjithë të rinjtë vjen “Next” për t’ju informuar rreth teknologjisë, show-bizz-it, kinemasë e të tjera.
Pasditet kalohen vetëm në studion e ngrohtë të Evi Reçit, ku “Vizioni i Pasdites” rezervon një udhëtim për rreth 2 orë nga Shqipëria në Kosovë, me të ftuar speciale.
Në orën 19:45 Goni dhe Xhefri ju presin në emisionin satirik “Fake off” për të mbyllur një vit plot zhvillime.
Nga ora 21:00 “ Këngëzuar” do t’ ju shoqërojë për orë të tëra, me muzikë të lehtë dhe popullore, me interpretimet e artistëve më të mirë.
“Këngëzuar” do të udhëtojë në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ndërsa artistët më të dashur shqiptarë, urimin më të mirë do ta përcjellin nëpërmjet këngës.
Një janari do të sjellë “Jonida’s Room” në orën 19:35. Ndërsa në mbrëmjen e parë të vitit të ri nuk do të mungojë humori qe sjell “Brava, Non-Brava 2022”.
Në datën dy janar, “Armiku i Popullit” vjen në orën 19:30 për të sjellë një kolazh të pjësëve më pikante të këtij sezoni.
Mbrëmja do t’i dedikohet “Nëntorit të shqiptarëve”, ngjarjes më të rëndësishme të një viti plot zhvillime.
Por, maratona programore e Vizion Plus do t’ju shoqërojë edhe në 3 Janar, pasi në orën 21:00 do të jete muzika e përzgjedhur e koncertit “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”.