Besimtarët ortodoksë në kryeqytet kremtuan mbrëmjen e të shtunës festën e Pashkës. Me qirinjtë e lutjes në duar që simbolizojnë ditën e përjetshme, ata mbushën katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

 

Gjatë liturgjisë së shenjtë që u mbajt nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, të pranishëm ishin qindra besimtarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryepeshkopi Janullatos dha mesazhet e tij me urimin që besimtarët ortodoksë do të mund të marrin dritë nga drita e Perëndisë.

 

Pas meshes, besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezëve së Pashkës, ndërkohë që morën flakën e shenjtë, e që sipas traditës dërgohet në familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pashka është dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë, e cila ka simbolet e saj si veza e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë dhe mishi i qengjit.

 

Kjo festë përkujton kryqëzimin e Jezusit dhe ringjalljen e tij tre ditë më pas, një nga momentet më të rëndësishme në historinë biblike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";