Festo kuqezi në “Melia Resort & Spa”/ Gjashtë ditë plot me aktivitete, muzikë, kulinari dhe shërbimet më cilësore nga 24-29 nëntor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festo kuqezi në “Melia Resort & Spa”/ Gjashtë ditë plot me aktivitete, muzikë, kulinari dhe shërbimet më cilësore nga 24-29 nëntor

Melia Resort & Spa në Gjirin e Lalzit, një nga investimet më të mëdha dhe më prestigjoze të sektorit turistik në Shqipëri dhe rajon, nuk mund të konsiderohet vetëm oazi i pushimeve veriore të ëndërruara.

 

Brendi i njohur ndërkombëtar, një prej më të rëndësishmeve në Europë në fushën e turizmit. ka vendosur që tanime një standart të ri në vendin tonë, atë të ofrimit të sherbimeve turistike me kapacitet maksimal edhe përtej sezonit veror.

 

Advertisement

Hoteli Melia, pjesë e struktures luksoze rezidenciale “San Pietro” është kthyer në një destinacion të pashmangshëm për cdokënd që dëshiron të shijoje në maksimum ditë relaksuese jashtë zhurmës së qytetete të mëdha europiane dhe shqiptare, duke shfrytëzuar qetësinë e pamasë që ofron Gjiri i Lalzit, kombinuar me shërbimet bashkëkohore dhe luksoze që ofron ky destinacion prestigjoz.

 

Festat kombëtare të Nëntorit janë një mundësi unike për të ofruar atmosfere të mrekullueshme, dhe Melia Resort & Spa në Gjirin e Lalzit, ka menduar për këdo që dëshiron të shijoje këtë perlë të Adriatikut me muzike dhe program të larmishëm artistik.

 

Advertisement

Për gjashtë ditë më parë, nga data 24 deri në 29 nëntor, përveç muzikës se përzgjedhur me emrat më në zë në vendin tonë, stafi i Melia-s ka menduar edhe për fëmijët, për të cilët do të kenë shumë aktivitete.

 

Hoteli do të shndërrohet në një atmosferë festive  që shkrihet kështu me atmosferen e festive tona kombëtare, jo vetëm me muzike dhe ambiente të bukura, por edhe me shijen unike të kulinarise, standartit të hotelit, stafit të specializuar, aktiviteteve të mirëmenduara.dhe ofertat e larmishme për këdo që dëshiron ti kalojë ndryshe festat e Nëntorit.

 

Advertisement

Melia Resort & Spa në Gjirin e Lalzit, ka qënë një destinacion kryesor për turistet shqiptarë dhe vecanërisht të huaj gjatë sezonit të verës, ndërsa tanime është po kaq i madh interesimi I shqiptarëve të diasporës për t’I kaluar festat kuqezi të 28-29 nëntorit në strukturën akomoduese turistike më të madhe dhe më elitare në vend.

 

Këngëtarët që do ju shoqërojnë gjatë këtyre netëve janë:

24 nëntor, ora 8:30 Pm, LUS’N’BLUES;

Advertisement

25 nëntor, ora 8:30 Pm, ALL IN BAND;

26 nëntor, ora 8:30 Pm, PAOLA KOSTANDINI;

27 nëntor, ora 8:30 Pm, 3 MUSKËTJERËT;

28 nëntor, ora 8:30 Pm, VENERA & LINDI;

Advertisement

29 nëntor, ora 12:30 Pm, VIOLIN QUARTER.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy