Festivali dixhital nomad në Tiranë; shkëmbim i eksperiencave në fushën e teknologjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festivali dixhital nomad në Tiranë; shkëmbim i eksperiencave në fushën e teknologjisë

Ekspertë dixhitalë nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në Festivalin Digjital Nomad që po mbahet në kryeqytet.

 

Ky event tre-ditore ka si qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fushën e teknologjisë mes profesionistëve, sipërmarrësve, dhe të gjithë të rinjve që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë, ose duan një punë të tillë.

 

Advertisement

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se qytete si Tirana kanë autenticitetin e tyre dhe për këtë janë kthyer edhe në atraksione për turizmin.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

 

“Nuk mund të ndërtosh një qytet të ri – të vjetër. Ne nuk bëhemi dot as Athina, as Roma sepse jemi një qytet i ri. Por a mund të bëhemi ne Tel Aviv? A mund të jemi një miks i mirë mes dramës dhe kreativitetit? – Ky vend qartazi ka pasur hapësirat dhe kohët e veta dramatike, po ashtu ka pasur gjithashtu dhe shumë kreativitetet. – Unë besoj ndonjëherë që vendet që punojnë nën trysni prodhojnë gjithnjë ide inovatore sesi mund të ecet përpara dhe sesi mund të mbijetohet. Ne jemi survivors, jemi mbijetues nga e kaluara. Dhe sot vendi që ishte Koreja e Veriut, një Phiong Jangu i asaj periudhe, krejt papritur sot po kthehet në një nga vendet më të hapura.”

 

Kryebashkiaku gjithashtu tha se epiqendra e këtij transformimi ndodhet sot si një monument i gjallë, në ish – mauzoleumin e diktatorit Enver Hoxha që  po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

Advertisement

 

“Vetëm fakti që ne Piramidën, që është ndoshta metafora më e bukur e transformimit të Shqipërisë, – po e kalojmë nga një mauzoleum i diktatorit, në qendrën më të madhe të IT-së, teknologjisë së informacionit, kodimit, elektronikës, robotikës, unë besoj që vetëm historia e asaj ndërtese, tregon tranzicionin më mirë se kushdo, pra pika ku ne kthejmë dhe ku realisht nisim një trend të një Tirane që nuk ndalet, për të qenë ndoshta jo një qytet “i ri-i vjetër”, por një qytet autentik me dramë, që s’na mungon, por edhe me shumë informacion që padyshim është pjesë e fermentit tonë”

 

Edhe ky festival vjen në kuadër të organizimeve të Tiranës Kryeqytet i Rinisë Europiane.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy