Bie ndjeshëm numri i hyrjeve të shtetasve shqiptare dhe te huaj nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.
Në qoftë se një ditë më parë nga vendi fqinjë drejt vendit tonë kane hyrë afro 6000 shtetas burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pike kufitare kane hyrë 3311 shtetas. Gjatë në 24 orëve të fundit ka rënë edhe numri i daljeve nga Shqipëria në drejtim të Greqise. Gjatë orëve të fundit kanë dalë 795 shtetas.
Burime zyrtare pranë pikës kufitare të Kapshticës thanë se gjatë ditëve të javës që vjen pritet që fluksi i hyrjeve nga Greqia të rritet edhe një herë tjetër, pasi shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj do të kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre. Për të përballuar fluksin nga pala shqiptare janë marrë të gjitha masat për shtimin e sporteleve në këtë pikë kalimi kufitar.