Vijon te jete i larte numeri i hyrje-daljeve ne Piken e Kalimit Kufitar te Qafe-Thanes. Burime zyrtare bejne me dije se gjate 24 oreve te fundit numri i hyrje-daljeve nga kjo pike kalimi ka qene afro 4 mije shtetas shqiptare dhe te huaj.
Per te perballuar fluksin nga ana e autoriteteve te Pikes se Kalimit kufitar te Qafe Thanes punohet me 4 sportele ne hyrje dhe dalje. Numri me i larte gjate oreve te fundit ka qene ai i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut ne drejtim te Shqiperise, por edhe numeri i daljeve nga vendi yne ne drejtim te vendit fqinje ka qene mbi 1700 shtetas.
Per sa kohe Pika e Kalimit Kufitar te Kapshtices vijon te funksionoje ne menyre te njeanshme, shqiptaret per t’u kthyer ne shtetin helen perdorin pikat e kalimit te Maqedonise te Veriut. Burime zyrtare thane se gjate 24 oreve te fundit kane hyre nga Greqia ne vendin tone nepermjet Pikes Kufitare te Kapshtices 316 shtetas dhe 85 mjete. Numer ky me i ulëti i diteve te fundit i regjistruar ne Piken Kufitare te Kapshtices.