Festa e Shën Mërisë/ Pritet fluks automjetesh në kufi me Greqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festa e Shën Mërisë/ Pritet fluks automjetesh në kufi me Greqinë

Për shkak të festës së Shën Mërisë, në pikat kufitare pritet fluks automjetesh. Mediat greke kanë bërë njoftime sensibilizuese për shpërndarje të automjeteve që vendosin të kalojnë kufirin me Greqinë, në të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinj, për të shmangur fluksin në pikat e mëdha hyrëse.

 

Nga pika kufitare e Kakavijës, pala shqiptare ka bërë shpeshherë thirrje të vazhdueshme për të shfrytëzuar të gjithë orarin e vendosur të hyrje-daljeve përgjatë 24 orëve dhe kalimin e shtetasve edhe në pikat e tjera kufitare veç asaj të Kakavijës.

 

Advertisement

Kjo me qëllim evitimin e radhëve të gjata në pikën më të madhe të kalimit të kufirit me shtetin grek. Veç Kakavijës, dy shtetet fqinje kanë pikat doganore të Kapshticës në Korçë, Tre urat në Përmet dhe Qafebotës në Sarandë.

 

Kujtojmë se një vit më parë, një radhë prej mbi 25 km, u krijua në Kakavijë, në këtë periudhë, si pasojë e fluksit në dalje nga Shqipëria. Aktualisht pala greke, në Kakavijë, vijon të punojë me 2 sportele, si pasojë e masave anticovid, ndërsa merren edhe testet rapid për shtetasit që hyjnë në Greqi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy