Paraditën e sotme fermerët e Myzeqesë dhe të Lushnjës, kanë nisur marshimin paqësor per tek sheshi i bashkise Lushnje. Pjesë e tubimit paqësor janë: Shoqata e eksportuese fruta perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Sindikata e fermereve të bashkuar.
Ata kanë 6 kërkesa të cilat kërkojnë që qeveri t’ja plotësojë.
Kerkesa Nr.1.
Të subvencionohet direkt fermeri për njësi të prodhimit me 10 lekë për kilogram.
Kerkesa Nr.2.
Të stimulohen eksportuesit nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sipas modeleve të rajonit me 3 lek për kilogram.
Kerkesa Nr.3.
Të barazohet shkalla e TVSH-së në shitje me atë në blerje në sektorin e bujqësisë. Të garantohet tatim i ligjshëm të drejtë dhe të ndershëm për operatorët e sektorit.
Kerkesa Nr.4.
Të tërhiqet tatimi me 10% TVSH i inputeve bujqësore. Nuk është koha e duhur për kete tatim shtesë sepse kosto e imputeve bujqësore është rritur
me 50-100% për shkak te krizes globale të energjisë.
Kerkesa Nr.5.
Orientim i fermerëve nga ministria e Bujqësisë me laboratorë të akredituar për analiza të tokës dhe produkteve bujqësore.
Kerkesa Nr.6.
Angazhimi në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.
Kujtojmë se tre ditë më parë, u mbajt një protestë nga fermerët e Lushnjes, ku këta të fundit patën edhe një përplasje fizike me punjonjësit e policisë. Gjithashtu është bërë me dije se pas përplasjes policia ka arrestuar disa fermerë të cilët ishin kundër vendimit të qeverisë pas ndryshimeve fiskale.