Këtë vit skema e mbështetjes për fermerët ka risi bashkimin e tyre, me qëllim që të përfitojnë 100% të subvencionimit, pa u kufizuar në numër krerësh apo sipërfaqe hektarësh.

“Nëse një fermer individual aplikon me një sipërfaqe mbi 10 hektarë, deri në 10 hektarë do ta marrë 100% subvencionin e skemës, mbi 10 hektarë do të marrë vetëm 50% të subvencionit. Nëse do të jenë grup fermerësh, pavarësisht se sa do të jetë sipërfaqja, mbi 10 hektarë, 20 hektarë, 30 hektarëv do ta marrin 100% subvencionin për të gjithë sipërfaqen. Fermerëve iu bëj thirrje të aplikojnë në grup fermerësh, por vetëm se duhet të kenë parasysh të jenë mbi 7 fermerë”, thotë Vullnet Gjolla, drejtor i ekstensionit bujqësor, Korçë.

Por vetë fermerët e gjejnë të vështirë të bëjnë bashkë prodhimin e tyre me grupe të tjera, për të përfituar të plotë mbështetjen më pas.

Në kushte të tilla, disa prej tyre kanë gjetur si zgjidhje ndarjen e sipërfaqeve brenda familjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për të përfituar të gjithë sasinë, do ta ndajmë në nipte, 10 hektarë të babit, të mamasë, të gruas. Këtu nuk bëhesh të bashkohesh me të familjes, me xhaxhanë, me kushërinjtë, jot ë bashkohesh me një tjetër, me të cilin nuk bie dot dakord.  Është e vështirë. Unë për shembull e bëj prodhimin të mirë, tjetri e bën të keq. Ose e kundërta. Nuk biem dakord”, thotë fermeri Florian Kupe.

“Skema nuk e favorizon, kështu na kanë thënë specialistët, për mbi 10 hektarë, prandaj e ndajmë sipërfaqen brenda familjes. Unë kam gati 60 hektarë, nga të cilat edhe vitin e kaluar kur aplikova, aplikova deri në 10 hektarë, pjesën tjetër nuk e vura sepse më thanë që nuk e përfiton. Ne do ta ndajmë në pesë kontrata sepse jemi të pestë të përkushtuar te sektori I bujqësisë, unë gruaja, djali, nusja e djalit. Unë këtë e bëj sepse jemi të përkushtuar si familje në sektorin e bujqësisë dhe kështu përfitojmë atë që na takon”, thotë fermeri Fuat Orhan.

Aplikimet për të përfituar nga fondi prej 3.3 mld lekësh i vënë në dispozicion nga qeveria për fermerët do të hapen në datën 27 mars./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";