Fëmijët e helmuar që u paraqitën mbrëmjen e së premtes në urgjencën e Vlorës gjenden jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët konfirmojnë se situata është nën kontroll.
LORENA ARAPAJ
MJEKE
Advertisement
“Këta fëmijë janë nisur nga qyteti i Shkodrës me autobus, mund të ketë qenë ekspozimi i tepërt në diell por edhe ushqimet që kanë konsumuar rrugës sepse kanë ndaluar disa herë. Megjithatë po kryhet depistimi epidemiologjik dhe duhet të presim përgjigjet. ”
Në autobus gjendeshin 50 të mitur në total ndërsa shenja të helmimit kanë shfaqur vetëm 20 prej tyre.
Agron Bashllari, kreu i epidemiologjisë në Vlorë thotë se nga hetimet paraprake ushqimi nuk është konsumuar në Vlorë, por përgjatë udhëtimit megjithatë është herët për të dalë në përfundime.
AGRON BASHLLARI
AdvertisementMJEK
“Është një situatë që po e ndjekim, nuk mund të dalim në konkluzione, është shumë shpejt.”
Sakaq, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka gjobitur me 600 mijë lekë anijen me të cilën turistët polakë kanë udhëtuar drejt ishullit të Sazanit dhe Karaburun, për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit “ .
ANI BINAJ
DREJTOR I AKU
Advertisement
“Jemi në koordinim me autoritetet këtu në mënyrë që të kuptojmë situatën.”
Shtetasit polakë të moshave 10-14 vjeç prej mëngjesit të së premtes ishin nisur nga Shkodra për të mbërritur në Shëngjin dhe më tej në Vlorë, ku kanë bërë edhe një shëtitje me anije në ishullin e Sazanit dhe Karaburun.