Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë që duke luajtur, kanë ndezur një zjarr në katin e dytë të banesës.Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobiljeve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa,duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shtepisë. Zjarri i favorizuar nga era,ka rrezikuar edhe përhapjes drejt banesave pasi zona në të cilën ra zjarri është një lagje me shtëpi shumë pranë njëra-tjetrës.
Krenar Gjata me bashkëshorten dhe dy fëmijët kanë dalë nga banesa pa lëndime dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen.Me gjithë ndërhyrjen në kohë të punonjësve të shpëtimit nga zjarri,të cilët e patën shumë të vështirë futjen me mjete në rrugicat e ngushta të lagjes,zjarri shkrumboi thuajse gjysmën e banesës së familjes Gjata.
Tashmë flakët e zjarrit janë lokalizuar totalisht por dëmet e shkaktuara në banesë janë të mëdha.