Virozat kanë mbushur spitalet në javët e para të janarit. Më të prekur po rezultojnë fëmijët. Në shërbimin e urgjencës pediatrike në QSUT brenda një ditë numri i vizitave arrin në 300, por ka ditë që kjo shifër shkon edhe në 400.
Mjeku alternativ Hysni Danskhi, i ftuar në emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus i bën thirrje nënave që ta menaxhojnë temepraturën e fëmijëve të tyre në kushte shtëpie.
Jo vetëm për fëmijët, por edhe për personat e rritur që preken nga gripi, mjeku sugjeron përdorimin e çajrave në kushte shtëpie, para se të arrihet përdorimi i ilaçeve kimikate dhe shtrimi nëpër spitale. Sipas tij, çaji i trëndafilit të egër është shumë efikas në uljen e temperaturës edhe te të vegjlit.
Dankshi: Pak çaj trëndafili të egër për moshat e vogla, pak çaj sherebelë, pak çaj lule bliri. Zihen në gramatura të vogla. Kjo i ndihmon nënat me fëmijë dhe ia jep çdo vakt me një lugë të vogël. Kjo ul temperaturën, i rrit rezistencën fëmijës dhe shton vitaminën C. Kjo s’ka efekte anësore. Nuk këshillohet dushi, temperatura e fëmijë 40, t’i shkon e fut në ujë të ftohtë, fëmija të bie përtokë. Ndërsa efekti i trëndafilit të egër është i menjëhershëm. /vizionplus.tv