Reparti i Pediatrisë në spitalin rajonal të Dibrës po përballet me një fluks vizitash.

 

Rreth 70 fëmijë, nga 6 muaj deri në 12 vjeç, paraqiten çdo ditë me simptoma të gripit stinor dhe mes tyre, një pjesë e mirë rezultojnë pozitiv me koronavirus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjeku pediatër pranë këtij spitali, Filip Cfarku thotë se që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, fluksi i fëmijëve që paraqiten për vizitë ka qenë shumë i lartë. Sipas tij, ata janë paraqitur për shkak të ngjashmërisë së madhe të simptomave të variantit ‘omicron’ me virozat stinore.

 

Aktualisht në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Dibrës janë rreth 100 fëmijë të shtruar. Fluks i lartë vihet re edhe në spitalet e Bulqizës dhe Matit.

Pediatria e Vlorës, po përballet gjithashtu me pacientë të shumtë të prekur nga gripi, virozat dhe covidi. Shefja e shërbimit të Pediatrisë, Rina Llanaj tregon se numri i vizitave të pacientëve të vegjël shkon nga 70 – 90 çdo ditë. Ajo shton se fëmijët janë më së shumti nga qyteti I Vlorës e më pak nga zonat rurale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kryepediatrja këshillon prindërit të jenë të vëmendshëm dhe të kërkojnë menjëherë ndihmën e bluzave të bardha për çdo problem shëndetësor.