![Fëmijët afganë mësojnë shqip; program i posaçëm në shkolla për nxënësit](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/01/femijed-760x400.png)
10 vjeçari Karar Ahmad Jalali është një nga fëmijët afganë që aktualisht mëson në shkollën 9 vjeçare “Ahmet Gashi” në kryeqytet. Ai është në klasë të tretë dhe prej një muaji ka nisur të flasë e të shkruajë shqip.
KARAR AHMAD JALALI
NXËNËS AFGAN
AdvertisementKam një shok dhe një shoqe.
Gazetar: Të ndihmojnë ata ty?
Po.
Gazetar: Të duket e vështirë gjuha shqipe?
AdvertisementPo.
Gazetar: Pse?
Duket më e madhe, krahasuar me Afganistanin. Ky është një kub, kjo piramidë.
Gazetar: Cila është fjala më e bukur në shqip për ty?
AdvertisementBukur.
Për bashkëmoshatarët e tij, Karar është i komunikueshëm , shumë i dashur dhe i zgjuar.
NXËNËS
1-Është shoku im më i mirë.
2-Unë e ndihmoj shumë. Kur s;më kupton shqip, komunikojmë anglisht.
Advertisement3-Për mua që të kem një shok që është jashtë shtetit ëështë shumë mirë. Mendoj se aim und të jetë një shok i shkëlqyer dhe mund ta mësojë gjuhën më mirë se një shqiptar. Ai është shumë i sjellshëm, por nuk kupton çdo gjë. Unë flas me gishta, ia bëj me figura.
10 vjecari afgan është pjesë e një klase normale, megjithatë që në nisje të shkollës në dhjetor të vitit të kaluar, ndaj tij tregohet kujdes i veçantë dhe ndiqet një program i posaçëm edhe pas mbarimit të mësimit.
EGLANTINA ÇAÇI
MËSUESE E CIKLIT FILLOR
Kemi hartuar një plan ndërhyrje si fillim, ëështë në nivel të kënaqshëm. E rëndësishme është që ai kupton, shkronjat i nejh dhe kopjon shumë mirë nga shkrim shtypi ën shkrim dore. Me të punohet dhe pasdite me mësues të veçantë, muk ka nevojë të nisë me klasën e parë.
Advertisement
Drejtori i shkollës “Ahmet Gashi”, Luigj Marku shprehet se ky nuk është rasti i parë që nxënësit afganë vijnë në këtë shkollë.
LUIGJ MARKU
AdvertisementDREJTOR I SHKOLLËS “AHMET GASHI”, TIRANË
Masa më imediate ishte mësimi i gjuhës. Ne shohim hapa pozitifvë në komunikim. Kemi pasur gjatë viteve me periudha, kanë ardhur e kanë ikur.
Në rang vendi, rreth 230 fëmijë afganë mësojnë në shkollat shqiptare.
FEMIJET AFGANE MESOJNE SHQIP
PROGRAM I POSACEM NE SHKOLLA PER NXENESIT