Fatos Tushe del para Gjykatës/ Paraqiten provat që “fundosën” kryebashkiakun e Lushnjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fatos Tushe del para Gjykatës/ Paraqiten provat që “fundosën” kryebashkiakun e Lushnjës

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe së bashku me 10 personat e tjerë të arrestuar kanë dalë këtë të entje para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa SPAK ka paraqitur para trupit gjykues provat kundrejt personave të akuzuar. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorim detyre” si dhe “Falsifikim dokumentash”

 

Advertisement

Sipas SPAK, kryebashkiaku në bashkëpunim me 8 zyrtarët e arrestuar të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të bashkisë Lushnje kanë favorizuar biznesmenin Ibrahim Lami për të marrë përmes dokumentave fiktive tenderin prej 24 milion lekësh për rehabilitimin e kanaliti ujitiës të fshatit Bitaj.

 

Projekt ky i fituar nga kompania Euro Alb shpk me administrator Bujar Muratin, por që lekët dhe punimet u kryen nga kompania e Ibrahim Lamit, i cili përmes falsifikimit të dokumentave si dhe lidhjeve me kryebashkiakun arriti që ta fitonte këtë tender.

 

Advertisement

Nga përgjimet e kryera, rezulton se Ibrahim Lami ka ndërhyrë dhe për t’i rregulluar një provim në fakultetin e Mjekësisë vajzës së kryebashkiakut si dhe në skualifikimin e kompanisë tjetër pjesëmarrese në garë me qëllim marrjen e tenderit.

 

Afera korruptive u zbulua pas një procedimi penal të nisur ndaj Drejtorit të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Flamur Peqinit.

 

Advertisement

Ndërkohë zyrtarët e tjerë, të arrestuar, sipas SPAK, ndihmuan në falsifikimin e dokumentave pasi morën vesh që agjentët nisën hetimet lidhur me rastin.

 

Ndaj kryebashkiakut rëndon akuza e Shpërdorimit të detyrës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy