Figura e njohur politike, Fatos Nano ka votuar paraditen e sotme në Mullet.
Ish-kryeministri shqiptar, shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.
Pasi ka kryer procesin e votimit, Nano ka folur për mediat por nuk ka kursyer as batuat.
“Duhet të presim sepse më në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten. Jam i sigurt se ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë. Ata që mërziten të mërziten për vete dhe mos t’u zgjas shumë. Pjesëmarrja ishte e ulët ndaj erdha ta nxis,”-tha Fatos Nano.
Advertisement
Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, qytetarët do të zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.
Qendrat e votimit janë të hapura prej orës 07.00 deri në 19.00.