Varianti i domates ‘ozgan’ ka çuar drejt falimentimit fermerët e Jagodinës në Roskovec.
Fitimet këtë vit kanë qenë të pakta në krahasim me shpenzimet për mbjelljen e serave. Kjo, për shkak se domatet nuk shiten pasi janë të pakonsumueshme.
Sipas fermerëve, shkak është bërë fara e keqe dhe pesticidet që po qarkullojnë në tregun shqiptar.
FERMERI 1
Siç i shikoni arkat janë plot. I nisëm për eksport, por i kthyen mbrapsht. Dhe tregu vendas nuk po e pranon jo eksporti jo e jo. Është e keqe se jo vetëm pesë kokrra ka zënë por nga jashtë kuqet nga jashtë rri e bardhë.
FERMERI 2
Sezonin e kaluar u bë eksperiment me këtë farë dhe tregu e kërkonte jashtëzakonisht shumë dhe ne nga kjo u gënjyem.
FERMER 3
AdvertisementTë kishim hequr kokrrat e mira, nuk kemi ca të bëjmë më, s’kemi ku vemi. Borxhe kemi.
Ata kërkojnë ndihmë nga shteti që të ndërhyje dhe të ndëshkojë personat përgjegjës për dëmin ekonomik që u kanë shkaktuar.
FERMER 1
Shteti nuk po reagon fare. Ne nuk po kërkojmë nga shteti që të vijë e të na dëmshpërblejë. Shteti të kapi këtë personin që ka futur këtë farë dhe ai të vijë të na dëmshpërblejë. Të paktën të na japi jo 100% të prodhimit, por 5% që të kemi mundësi të mbjellim sërish.
FERMER 2
AdvertisementDëmi financiar është i madh. Vetëm për këtë sezon më shkon 15 milion lekë. Shpenzime, sera, e punëtor pa përmendur fitimin që unë duhet të merrja. Jemi të detyruar t’i drejtohemi kredisë për të larë punëtorët.
FERMER 3
Me ca do e krijojë të ardhmen djali im? Ku është shteti? Nesër vjen ajo e taksave të tokës dhe kerkon leket.
Advertisement
Pak ditë më parë fermerët e kësaj zone zhvilluan dhe një protestë, por ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve lidhur me këtë problematikë.