Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës një nga 4 protestuesit e vrarë në 21 janarin e vitit 2011, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ajo ishte e shoqëruar nga xhaxhai i të ndjerit, Mark Nika. Të dy janë thirrur në kuadër të rihapjes së hetimeve për vrasjet në bulevard.

Rajmonda Nika fitoi betejën në Strasburg. Gjykata Ndërkombëtare e konsideroi si vrasje shtetërore “21 janarin”. Më pas Gjykata e Lartë vendosi që dosja të kalonte në Prokurorinë e Posaçme.

Familjarët e Aleks Nikës pretendojnë se kanë një kasetë ku duket se urdhri për të qëlluar drejt turmës është dhënë nga Ndrea Prendi pas komunikimit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familjarët e Aleks Nikës akuzojnë drejtpërdrejt Sali Berishën, Lulzim Bashën si ish-ministri i brendshëm si dhe drejtuesit e Gardës asokohe për vrasjen.

SPAK ka nisur hetimet për tre vepra penale, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “shpërdorim detyre” si dhe “kryerja e veprimeve që pengojnë zbatimin e së vërtetës.”/vizionplus.tv