Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në shtëpi” për Sokol Arapin dhe “detyrim paraqitje” për Albano Osmanin, 2 të rinjtë që u arrestuan një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Çeki, nën akuzën se falsifikuan 60 bileta me vlerë 400 € për të hyrë në “Air Albania” për të parë ndeshjen, që kap një shifër prej rreth 24 mijë eurosh përfitim.
Kur tifozët shkuan për të hyrë në stadium, kuptuan se biletat ishin të dubluara dhe aksesi për të hyrë ishte i pamundur. Gjykata e cilësoi të paligjshëm ndalimin e Osmanit pasi ky i fundit është paraqitur vetë në polici. Dy djemtë u gjurmuan nga policia pas deklarimeve të personave që blenë biletat false tek ata.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";