“Faleminderit kampion”, Rama përgëzon Valiev, i dha Shqipërisë medaljen e bronztë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Faleminderit kampion”, Rama përgëzon Valiev, i dha Shqipërisë medaljen e bronztë

Çermien Valiev i ka dhënë Shqipërisë për herë të parë një medalje në lojërat olimpike.

Mundësi i kombëtares shqiptare ka arritur të mposhtë kundërshtarin nga Taxhikistani, Rasadin, duke i dhënë Shqipërisë një medalje në Lojërat Olimpike.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një reagimi në Facebook përgëzon Valiev. Rama shkruan se kjo fitore tregon shumë për punën e Komitetit Olimpik Shqiptar, pasi talente të lindura jashtë zgjedhin Shqipërinë si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale.

Rama: Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë. FALEMINDERIT KAMPION.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy