Prokuroria e Posacme Antikorrupsion kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit (Hakorja). Ai akuzohet se është pjesëtar në grupin kriminal në Itali e Shqipëri që merret me trafik të lëndëve narkotike.
Në përfundim të procesit të hetimit pasuror, SPAK i bëri kërkesë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion që t’i konfiskojë pasuritë e Bledar Seferit dhe familjarëve të tij.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lista me pasuritë që kërkohet të sekuestrohen:
- Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv;
- Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.;
- Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë;
- Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008;
- Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
- Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
- Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
- Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
- Llogari bankare në shumën 3.103.244 lekë;
- Llogari bankare në shumën 21.022 euro.