Fabrikë, toka, makina luksoze e llogari bankare/ SPAK “godet” pasurinë e trafikantit të drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fabrikë, toka, makina luksoze e llogari bankare/ SPAK “godet” pasurinë e trafikantit të drogës

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit (Hakorja). Ai akuzohet se është pjesëtar në grupin kriminal në Itali e Shqipëri që merret me trafik të lëndëve narkotike.

 

Në përfundim të procesit të hetimit pasuror, SPAK i bëri kërkesë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion që t’i konfiskojë pasuritë e Bledar Seferit dhe familjarëve të tij.

 

Advertisement

Lista me pasuritë që kërkohet të sekuestrohen:

  1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv;
  2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.;
  3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë;
  4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008;
  5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
  6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
  7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
  8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
  9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lekë;
  10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy