Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka folur në “Quo Vadis” për situatën e Partisë Demokratike si dhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha.
Sipas Kokalarit, gjithë lojtarët midis Berishës dhe Soros janë vegla punë të Sorosit.
“Gjithë lojtarët midis Sali Berishës dhe Soros janë të gjithë vegla. Këdo personazhe të marrësh në këtë që po ndodh janë vegla pune të Soros. Nuk po flas për PD po flas për njërëz që janë të angazhuar me gjithë çështjen që nga momenti që është shpallur non grata, të gjithë njerëzit që janë pjesë e ngjarjes janë vegla”, u shpreh Kokalari.
Advertisement
Mes të tjerash ajo theksoi se Shqipëria është një nga qendrat bazë të Soros dhe Ballkanin e ka bërë vatër eksperimentesh.
“Shqipëria është një nga qendrat e bazës së Soros, Ballkanin e ka bërë vatër eksperimenti. Po mos e kishim Soros kaq vërdallë nuk do kishim probleme të kësaj natyre”, theksoi Kokalari.
Advertisement
Aktivistja e konsideroi Bashen, njeri te kapur, dhe opoziten e tij nje shtojce te partise ne pushtet.