Kombëtarja e peshëngritjes shqiptare po shkëlqen në kampionatin europianin në Rusi. Në garën e parë, Evanagjeli Veli pjesë e klubit të Tiranës ka regjistruar 3 rekorde të reja kombëtare. Sportistja arriti të fitojë medalje bronzi në stilin e shkëputjes pasi garoi në kategorinë e peshave 55 kg dhe arriti të ngrejë 89 kg, duke zënë vendin e tretë. Në një intervistë për Vizion Plus ajo rrëfen emocionet pas garës.
EVANGJELI VELI
PESHENGRITESE
”Përshëndetje nga Moska. Ka përfunduar dje, kamponati Europian për mua. Kam siguarur një medalje bronzi, një arritje shumë e madhe për mua duke patur shumë vështirësi dhe pengesa përshkak të COVID, stërvitja ka qenë pak e vështirë. Dua të uroj të gjithë ekipin një garë të mbarë dhe të sjellin sa më shumë medalje të tjera që të kthehemi në Shqipëri ashtu si na ka hije.”
Advertisement
Suksesi i Velit nuk u mbyll këtu pasi shtangistja u rendit e teta me 105 kg, duke e mbyllur dygarëshin në vend të pestë me 194 kg gjithsej.
EVANGJELI VELI
PESHENGRITESE
Me fuqi shpërtërore dhe trupore arritëm të merrnim atë medalje. Nëse stërvitja do të shkonte pak më mirë sot nuk do të festonim vetëm një medalje bronzi por do festonim 3 medalje ari, rekorde europiane se është dicka që ka ndodhur dhe unë rekorded europiane i kam thyer më shumë se 3 herë në stervitje.
Advertisement
Dy muaj më pare peshëngritësja kishte disa mosmarrëveshje me federatën shqiptare dukë paralajmëruar dhe largimin nga kombëtarja por sipas Velit çdo gjë ka ndryshuar tani.
EVANGJELI VELI
AdvertisementPESHENGRITESE
“Me federatën kemi pasur disa keqkuptime. Ato filluan kur unë nuk isha pjesë e kësaj skuadre. Unë nuk do të kisha këmbëngulur kurrë të isha këtu nëse nuk do të kisha besim tek puna ime tek trajneri im i cili më tha se ne do të marrim medalje aty dhe sic ndodhi që e morëm.”
Ndërkohë përveç Velit, pritet që të garojnë dhe përfaqësuesit e tjerë kuqezi, të cilët gjithashtu premtojnë sukses si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj.