![Evakuimi i sportistëve nga Afganistani/ FIFA falenderon Ramën: U bëtë pjesë e misionit humanitar](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/BeFunky-collage-24-711x400.jpg)
FIFA ka falenderuar një sërë personalitetesh nga bota për evakuimin nga Afganistani të një grupi të dytë refugjatësh të lidhur me futbollin dhe basketbollin e grave.
Një total prej 57 individësh, kryesisht gra dhe fëmijë, u ulën të sigurt në Doha të mërkurën, 20 tetor, me një fluturim çarter të Qatar Airways.
Mes emrave që kanë kontribuar në këtë mission, kreu i FIFA, Gianni Infantino ka renditur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Ne do të dëshironim të shprehnim falënderimet më të sinqerta për Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me misionin humanitar dhe për asistencën e tyre në zhvendosjen në siguri të këtyre pjesëtarëve të komuniteti të futbollit në situatat më të vështira”. FIFA do të vazhdojë të punojë për evakuimin e anëtarëve të tjerë të familjes së sportit.”