Në një kohë kur Italia, Britania dhe Kosova do të futen në izolim për festat e fundvitit, thirrja e epidemiologes Eugena Tomini për shqiptarët është që të festojnë vetëm me familjen e vogël. Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Tomini tha se kjo gjë duhet bërë për të patur për një kohë sa më të gjatë njerëzit e zemrës afër.

 

“Ekspertët e Komitetit Teknik mblidhen në mënyrë sistematike. Komiteti do të vlerësojë edhe në vijim në mënyrë dinamike të gjithë siutuatën. Festimet këtë vit të bëhen në familjen e vogël, të bëhen ngushtë, të festojmë me zemër këtë vit, që të kemi njerëzit sa më gjatë pranë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Uljen e lehtë të rasteve të reja dhe viktimave në ditët e fundit, Eugena Tomini e lidhi me masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

“Është vlerëuar në dinamikë situata epidemiologjikë dhe në 4-6 javët e fundit do të shihej edhe efekti. Numri i ulët u atribuohet edhe masave të implementuara. Nëse vijohet kështu, do të mbahet një trend i qëndrueshëm i rasteve pozitive, por distancimi fizik duhet të vijojë edhe me higjienën personale e vendosjen e maskës.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shefja e Epidemiologjisë nënvizoi se testet e shpejta kanë qenë një ndihmesë e madhe në identifikimin e rasteve dhe izolimin e tyre.  Sa i takon vaksinës, Eugena Tomini shtoi se po bëhen përpjekje me të gjitha grupet që të sigurohet sa më parë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";