Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me rastet e para në Shqipëri me virusin e njohur si “Ethet e Nilit”, i cili rikthehet në vendin tonë pas 13 vitesh.

Me anë të një videomesazhi shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino u bën apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë si dhe të zbatojnë masat mbrojtëse.

Më tej, Ministria bën me dije se infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara.

“Virusi “Ethet e Nilit” zakonish është pa shenja dhe vetëm 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje, simptoma të ngjashme me atë të gripit. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda. MSHMS së bashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinfektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë mbremjes, ku këto mushkonja janë shumë aktive apo herët në mëngjes duhet të përdorni lëngje të cilat largojnë mushkonjat ose të rrini me bluza të lehta me mëngë të gjata. Çdo individ ose çdo biznes duhet të pastrojë mbeturinat sepse prania e tyre favorizon shumimin e  mushkonjave.

Mbroni veten dhe familjen tuaj!”, thuhet në reagim. /vizionplus.tv