“Është vetëm mit se Kosova është e jona”, Vuçiç: Serbia e gatshme për kompromis me Prishtinën, por vendosin njerëzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Është vetëm mit se Kosova është e jona”, Vuçiç: Serbia e gatshme për kompromis me Prishtinën, por vendosin njerëzit

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh se ky shtet është i gatshëm për një kompromis me Prishtinën, por do të jenë njerëzit ata të cilët do të vendosin në fund.

Vuçiç deklaroi se “është vetëm mit se Kosova është e jona, por gjithashtu se është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë”.

“Na duhet një qasje pragmatike. Kosova është një nga çështjet që ndan qytetarët e Serbisë”,  u shpreh presidenti serb.

“Na duhet një qasje racionale, pragmatike në zgjidhjen e këtij problemi, një derë e hapur për bisedë, për të gjetur një zgjidhje me Prishtinën, duke krijuar më shumë besim mes njëri-tjetrit. Ndonjëherë kërkon kohë dhe duhet më shumë vendosmëri dhe atë që ne e quajmë shpesh bashkësia ndërkombëtare, për të mbështetur Beogradin dhe Prishtinën në mënyra të ndryshme, në mënyrë që ata të mund të arrijnë një zgjidhje kompromisi”, shtoi presidenti serb.

Advertisement

I pyetur për “Minishengenin Ballkanik”,  Vuçiç u shpreh ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe se shumë shpejt do të emërtohet ndryshe.

“Ne së bashku do ta emërtojmë këtë iniciativë, të cilën ndoshta gabimisht e kemi quajtur minishengen, më 28 dhe 29 korrik në Shkup, në samitin e ardhshëm. Ne do t’i japim një emër të ri iniciativës për të cilën kemi rënë dakord tashmë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me besimin më të madh te njëri-tjetri”, tha ai.

Hulumtimet nga Qendra për Dialog Social dhe Nismat Rajonale tregojnë se 55 përqind e të anketuarve besojnë se nuk ka kanë humbur Kosovën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy