Ish presidenti, Bujar Nishani thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë.
Sipas Nishanit, Rama dhe basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik. Ish presidenti thekson se ky akt i ulët është i pafalshëm, ndërsa bën thirrje për ringritjen e PD.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë ! Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë.
Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi ! Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik.
Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.
Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila pëfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të “fasadë opozitës”, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qënie të “klasit të dytë”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ky akt i ulët është i pafalshëm ! Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë”, shkruan Nishani.