Erozioni kërcënon pishat dhe shkatërron plazhin në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erozioni kërcënon pishat dhe shkatërron plazhin në Vlorë

Erozioni është duke kërcënuar sipërfaqe të tëra plazhi dhe pyjesh në Vlorë. Këto janë pamjet në zonë e Plazhit të vjetër në afërsi të Triportit ku pishat 70-vjeçare kanë përfunduar në det.

Vija bregdetare për plazh që ka qenë rreth 100 metra sot është e tëra në ujë. Specialisti i mjedisit Simo Ribaj thotë se shkaqet nuk janë vetëm natyrore.

 

Kjo gjendje është kritike në të gjithë vijën bregdetare dhe shkak janë edhe ndryshimet klimatike  dhe kjo që ndodh në Vlorë është dhe produkt I tyre . Por njëkohësisht hidrocentralet mbi lumenj dhe shpyllëzimet kanë sjellë këtë gjendje. Gërryerja e tokës në këtë zonë dhe rrëzimi I shumë pishave nuk janë vetëm për shkak të erozionit, por dhe të ndërtimeve në det. Nëse nuk ndërhyhet në kohë nuk do të ketë më pyll dhe plazh , ndërkohë që rëra dhe era do të jenë në shtëpitë e banorëve të Vlorës  

Advertisement

 

Por në bashkinë e qytetit nuk ka ende një studim për të ndërhyre në parandalimin e këtij fenomeni.

 

LLAZAR GJONCAJ

Advertisement

PERGJEGJES, SEKTORI I PYJEVE NE VLORE 

 

“Është rreth një km zona në fund të plazhit të vjetër ku ka vite të tëra që është e ekspozuar e kjo duket qartë edhe në vijën e bunkerëve të mbrojtjes që ishin bëre në kohën e sistemit të kaluar të cilët sot ndodhen ne det. Ka filluar po futet edhe te rreshti i parë i brezit të parë të pishave është një shqetësim qe ne e kemi ndaj të cilit konkretisht nuk kemi marre ende masa por në vijim nëpërmjet një studimi të mirëfilltë dhe me eksperiencën nga vende të tjera do të mund të realizojmë një ndërhyrje.

 

Advertisement

Ekspertët e mjedisit në këtë qytet apelojnë që edhe qytetarët të kontribuojnë për të mbrojtur natyrën  dhe ndalojnë shkatërrimin e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy