Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan pritet të vijë ditën e hënë në Tiranë.

 

Erdogan, pritet të mbërrij në aeroportin e Rinasit, në Tiranë rreth orës 09:00, ku do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do e mirëpres. Pas pritjes në aeroport, presidenti turk do të niset drejt Laçit për të inaguruar 524 apartamente banimi të financiuara nga qeveria Turke.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth orës 14:00 Erdogan, pritet të mbërrij në kryeqytet, ku do të zhvilloj konferencë për shtyp me kryeministrin Rama. Në orën 17:00 , është parashikuar që Erdogan të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në orën 18:30 do të largohet.