Erdhën për pushime në Shqipëri, 4 rusët vdiqën në hotel/ Flet recepsionisti: Porositën pije dhe fruta…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdhën për pushime në Shqipëri, 4 rusët vdiqën në hotel/ Flet recepsionisti: Porositën pije dhe fruta…

Pushimet e katër turistëve rusë në Qerret të Kavajës u kthyen në tragjedi. Mbrëmjen e të premtes ata u gjetën të pajetë, teksa po relaksoheshin në saunat e hotelit ku ishin akomoduar.

 

Burimet bëjnë me dije se viktima mbetën çifti i bashkëshortëve Sergei Burenkov, 60 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe si edhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

 

Advertisement

Sipas policisë, dyshohet se turistët janë asfiksuar brenda në sauna për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në temperatura të larta, çka ul tensionin dhe sasinë e oksigjenit në gjak. Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga recepsionisti i hotelit, i cili zbardhi disa detaje para grupit hetimor.

 

“Kishin porositur pije dhe fruta. Iu thirra disa herë sepse i kishin gati, por kur nuk më përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt të asfiksuar”, mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

 

Advertisement

Burime nga Prokuroria e Kavajës thonë se po kryhet ekspertiza e trupave të pajetë, për të kuptuar nëse turistët rusë kishin konsumuar pije alkollike apo drogë.

 

Paralelisht po zhvillohet edhe ekspertiza në ambientet e saunës, për të zbuluar nëse kishte ndonjë element kimik që mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy