Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetase të huaja, të cilat kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.
Mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Contact” u arrestuan shtetaset Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia, Laura Vanesa Mercado Baselga
Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se organizatorja e këtij rrjeti ishte një shtetase kolumbiane, 30 vjeçe Beisi Yusmar Rojas Ruiz.
Mosha e vajzave që do shfrytëzoheshin në Shqipëri varionte nga 21-31 vjeç.
Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 4 shqiptarë, të cilët u kishin dhënë me qera banesat shtetaseve të huaja.
Tiranë
AdvertisementFinalizohet operacioni policor i koduar “Contact”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
AdvertisementVihet në pranga 1 shtetase kolumbiane, organizatore e rrjetit të prostitucionit, në Tiranë.
Vihen në pranga edhe 6 shtetase të huaja që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.
AdvertisementProcedohen penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre, shtetaseve të huaja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Contact”.
AdvertisementNë kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetaseve:
B.R., 30 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
AdvertisementL.P., 28 vjeçe, L. B., 23 vjeçe, Y. S., 28 vjeçe, D. B., 31 vjeçe, M. G., 21 vjeçe dhe L. B., 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja B. R. shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.
AdvertisementNë vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 shtetas, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara.
AdvertisementVijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.