Prej tre ditësh në fshatin “Gurë Lurë” është aktivizuar një vatër zjarri e cila ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të shuhet vatra e zjarrit e cila deri tani sipas informacioneve nga terreni ka arritur në një sipërfaqe prej 50 hektarësh.

Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” do të jetë shumë i madh./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";