“Epokë” e re për policinë/ Çuçi: Territorin do ta kontrollojmë me dronë super-inteligjentë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Epokë” e re për policinë/ Çuçi: Territorin do ta kontrollojmë me dronë super-inteligjentë

Policia e Shtetit do të ketë në dispozicion risi teknologjike për të bërë më të lehtë punën e saj. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi nga Shkodra se policia do të ketë në dispozicion dronë super-inteligjentë për kontrollin e territorit.

 

“Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë. Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit ka nisur një projekt madhor për modernizimin në çdo qelizë të strukturave të Policisë së Shtetit, duke nisur nga pajisjet, mjetet e punës, trajtimin financiar, ambientet e reja, e sidomos nëpërmjet futjes së teknologjisë së avancuar dixhitale dhe pajisjeve të sofistikuara për të mbuluar detyra, që deri dje kryheshin përmes mbikëqyrjes fizike.”

 

Advertisement

Deklaratat ministri i bëri gjatë një ceremonie inaugurimi të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër,

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy