
Anëtari i shoqatës serbe “Të Bashkuar Kundër Covid-19”, epidemiologu Zoran Radovanoviç ka reaguar për hyrjen e vaksinave nga Serbia në veriun e Kosovës.
Ai shprehet kritik në qëndrimin e tij pasi thekson se veprime të tilla nuk nuk të bëhen nga një shtet serioz.
“Është skandal që ne kontrabandojmë vaksinat, ne ato i dërgojmë në mënyrë të paligjshme”, tha Radovanoviç, shkruajnë mediet në Kosovë.
Nga ana tjetër në një komunikim për mediet Presidenti i Serbisë, Aleksndër Vuçiç tha se Serbia do të kujdeset për qytetarët në veri të Kosovës, duke shtuar: “Nuk po rrezikohet askush duke dërguar vaksinat në veri të Kosovës”.
Advertisement